Aktivistët e liruar të flotiljes raportojnë për sulme seksuale dhe tortura

22 Maj 2026 | 17:22

Aktivistët e liruar nga paraburgimi izraelit pasi Izraeli sekuestroi një flotilje ndihmash me destinacion Gazën thonë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe u janë mohuar të drejtat themelore ligjore.

Organizatorët e Flotiljes Globale Sumud thanë se disa aktivistë u shtruan në spital pas lirimit të tyre, ndërsa të paktën 15 prej tyre raportuan sulme seksuale, përfshirë përdhunimin.

Forcat izraelite rrëmbyen të paktën 430 persona nga 50 anije në ujëra ndërkombëtare të marten, ndërsa po përpiqeshin të bllokonin flotiljen që të çonte ndihma në Gaza.

“Të paktën 15 raste sulmesh seksuale, përfshirë përdhunim. Të qëlluar me plumba gome nga afër. Dhjetëra njerëzve u janë thyer kockat”, postuan organizatorët në Telegram.

“Ndërsa sytë e botës janë të përqendruar te vuajtjet e pjesëmarrësve tanë, nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se kjo është thjesht një pamje e brutalitetit që Izraeli imponon çdo ditë mbi pengjet palestinezë.”

Luca Poggi, një ekonomist italian i ndaluar në bordin e flotiljes tha se ata i zhveshën, i hodhën përtokë dhe i shqelmuan.

“Shumë prej nesh u sulmuan me armë elektrike, disa u sulmuan seksualisht dhe disave iu mohua qasja në një avokat”, tha ai.

Prokurorët italianë po hetojnë krime të mundshme, duke përfshirë rrëmbim, torturë dhe sulme seksuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026