Aktivisti i VV-së shpjegon formulën si qytetarët mund të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit
Egon Loli, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri thotë se me iniciativën më të fundit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, VV fton qytetarët të ndryshëm të garojnë për deputetë me logon e kësaj partie.
Një lëvizje e tillë tha Egon Loli vjen në një kohë kur ndryshimet e fundit Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor pengojnë iniciativat qytetare për të garuar në zgjedhje. Për këtë arsye tha ai po përgatitet dhe një ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kanë shërbyer autoritarizmit elektoral në dobi të mazhorancës. Gjykata Kushtetuese dhe grupi i punës së juristëve është duke punuar që këto ndryshime që i konsiderojnë antikushtetuese dhe që pengojnë iniciativat demokratike t’i çojmë në Gjykatë Kushtetuese për t’i rrëzuar ato.
Është e nevojshme që iniciativa qytetare të çohen përpara ndërkohë që sistemi elektoral aktual duke vendosur prag rajonal dhe kombëtar, ndalon që qytetarët të mos përfaqësohen. Pragu i dyfishtë është problem i madh në ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor”, u shpreh aktivisti i VV-së.
Egon Loli shpjegoi edhe formulën se si do të funksionojë iniciativa më e re e Vetëvendosjes në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se 9 qytetarë kanë të drejtë të propozojnë një emër si kandidat për deputet ndërsa më pas do të të duhet të mblidhen 3 mijë firma për të kofirmuar këtë kandidaturë.
Lexoni gjithashtu:
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Do angazhohemi në zgjedhje, qytetarët të propozojnë kandidatët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta