Aktivistja e PD denoncon shefin e komisariatit të Divjakës për dhunë, reagon Ministria e Brendshme

24 Prill 2021 | 13:57

Një qytetare nga Divjaka, ka denoncuar publikisht shefin e Komisariatit të këtij qyteti për dhunë ndaj saj. Znj. Elsa Bita ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral me punonjës të administratës së bashkisë Divjakë.

Sipas znj. Bita, ajo ka qene duke filmuar një takim elektoral të Partisë Socialiste, kur  i kanë dalë para katër persona, mes të cilëve dhe kreu i policisë në Divjakë, ku ky i fundit, siç pretendon qytetarja, i ka thyer kyçin e dorës së majtë dhe telefonin ku ajo kishte pamjet e filmuara.

Në spital ajo është edhe nga kandidati i PD në këtë zonë, i cili tha se policia është vënë në shërbim të fushatës së Partisë Socialiste në këtë zonë dhe për incidentin ai kërkoi arrestimin e shefit të komisariatit.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi Ministria e Brendshme sipas të cilës SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

“Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin”, bën me dije MB.

Për këtë incident reagoi edhe presidenti i republikës, Ilir Meta që i bëri thirrje prokurorisë dhe SPAK të hetojnë dhunën e ushtruar sot ndaj znj. Elsa Bita në Divjakë.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata”,  shkruan presidenti, duke shtuar se nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026