Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në një demonstratë në Hagë
Greta Thunberg, aktiviste suedeze për ndryshimet klimatike, u arrestua sot gjatë një demonstrate të madhe në kryeqytetin e Holandës, Hagë.
Përveç Thunberg, policia lokale ndaloi një numër të madh protestuesish të tjerë që u përpoqën të bllokonin rrugën kryesore, raporton Reuters.
Organizata Extinction Rebellion (XR) njoftoi më herët se do të bllokojë rrugën Utrechtsebaan (A12) në Hagë gjatë një proteste sot në shenjë proteste kundër mbështetjes së qeverisë për industrinë e karburanteve fosile.
“Kompanitë si Shell, Tata Steel dhe KLM marrin zbritje të mëdha në përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit në Holandë. Kjo shkon nga 39.7 deri në 46.4 miliardë euro në vit vetëm në Holandë. Globalisht, FMN ka rezervuar për vitin 2022 shuma prej shtatë miliardë dollarësh për këto qëllime. Në këtë mënyrë mbështetet dhe stimulohet përdorimi i burimeve energjetike, emetimet e të cilave shkaktojnë krizën klimatike dhe mjedisore”, thuhet në njoftimin e organizatës XR, raporton portali NT.
Nëntorin e kaluar, Thunberg mori pjesë në një marshim klimatik në Amsterdam së bashku me dhjetëra mijëra njerëz.
Një burrë më pas e ndërpreu fjalimin e saj për luftën në Gaza, duke thënë se ai nuk kishte ardhur “për një tubim politik”.
Në fund të marsit të këtij viti, aktivistët e klimës nga organizata XR tentuan të bllokojnë rrugën A10 në Amsterdam pranë ish-selisë së kompanisë ING, por bllokada dështoi dhe policia arrestoi më shumë se 25 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut