Aktivitet i ri gjatë pandemisë, një klub nate në Zvicër shndërrohet në qendër të dhurimit të gjakut
Një klub nate në Zvicër i mbyllur si pasojë e pandemisë së COVID-19 është shndërruar në një qendër të dhurimit të gjakut të mbushur me infermierë të cilët ofrojnë shërbimin e tyre.
Sipas pronarëve kjo është një mënyrë e re për t’i dhënë jetë godinës së zbrazët.
Më shumë se 60 persona janë shfaqur në këtë klub për të dhuruar gjak.
Një organizim i tillë ka ardhur pasi klubi i natës që zakonisht është epiqendra e jetës së natës ka mbyllur dyert për gati 10 muaj si pasojë e kufizimeve anti-COVID të vendosura për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të pandemisë.
“Ne menduam se është një mundësi e mire për ta vënë këtë vend në shërbim të tyre. Kjo pasi për disa muaj, gati 10 muaj, kemi ndaluar të gjitha aktivitetet tona dhe të thyen zemrën të shohësh një vend si ky, që ekziston prej gati 35 vitesh, të jetë kaq gjatë në gjendje të fjetur. Prandaj jemi krenarë që kemi arritur të organizojmë këtë aktivitet dhe kemi sjellë të gjithë kontributin e mundshëm,” – u shpreh Igor Blaska, drejtor i klubit të natës “MAD”.
Sipas studimeve procesi i dhurimit të gjakut ra me 30% gjatë valës së parë të pandemisë. Kjo pasi kufizimet dhe izolimi i vendit i kanë penguar bamirësit apo kompani të ndryshme të organizojnë fushata të dhurimit të gjakut.
Zvicra është një nga vendet që është goditur më shumë nga vala e dytë e pandemisë. Vendi ka raportuar më shumë se 350.000 raste me të infektuar dhe mbi 5000 viktima.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër