Aktivitetet e ndaluara nga KQZ, Braho: Dënimi mund të jetë dhe me burg

7 Janar 2021 | 15:30

Marrja pjesë në aktivitetet e ndaluara për t’u zhvilluar dhe në ato që ndalohen për t’u promovuar mund t’u kushtojë shumë politikanëve shqiptarë gjatë këtyre 4 muajve deri në zgjedhjet e 25 prillit. Prej 12 ditësh tashmë ka hyrë në fuqi vendimi që i ndalon këto aktivitete dhe dënimet variojnë nga gjoba, deri të procedimet penale për vepra që parashikohet burg nga 6 muaj deri në 3 vite.

Në një intervistë për Euronews Albania, anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, Ledio Braho sqaroi se për të dyja llojet e aktiviteteve që ndalohen nga 25 dhjetori deri në 25 prill, duhet bërë një ndarje mes kallëzimeve që çohen në KQZ dhe atyre që ndërmerren nga Prokuroria.

“Janë ndarë në dy grupime, në aktivitete publike që janë të ndaluara dhe në aktivitete publike të ndaluara për t’u promovuar. Duhet të ndajmë pjesën e denoncimeve administrative që bëhen në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shkeljen e rregulloreve dhe e dyta dhe kallëzimet penale, apo kur nis një procedim penal apo kryesisht nga prokuroria”, shprehet ai.

Juristi Braho theksoi se për ato shkelje që do të shqyrtohen nga Komisioneri i Zgjedhjeve parashikohen vetëm masa me gjobë. Ndërsa për denoncimet penale, si ato që depozitoi Partia Demokratike një ditë më parë në SPAK masat e parashikuara shkojnë deri në denim me burg nga 6 muaj në 3 vite.

“Në rastin e procedimeve penale është vepra e parashikuar në nenin 328 A i Kodit Penal që parashikon dhe që masa e dënimit fillon nga 6 muaj deri në 3 vite burg në rast se vërtetohet që është konsumuar si vepër penale. Ndërkohë që për shkeljet administrative që dënimet vendosen nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, dënimet variojnë nga 3 mijë lekë deri në 90 mijë lekë të reja, në varësi të shkeljes dhe të personit që kryen shkeljen”, tha Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026