Aktori Alec Baldwin akuzohet sërish për vrasjen gjatë xhirimit të filmit
Një juri e madhe ngriti akuza të premten ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, gjatë provave të xhirimit për një film në Nju Meksiko, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.
Prokurorët e posaçëm paraqitën çështjen këtë javë përpara një jurie të madhe në Santa Fe, disa muaj pasi morën një analizë të re për armën që ishte përdorur. Ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve pas gati një dite e gjysmë prezantimi të çështjes së tyre përpara jurisë së madhe.
Avokatët mbrojtës të zotit Baldwin sinjalizuan se do të luftojnë kundër këtyre akuzave. “Mezi presim ditën kur të jemi në gjykatë”, u shprehën nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike avokatët Luke Nikas dhe Alex Spiro.
Megjithëse procedura gjyqësore është e mbrojtur nga ruajtja e sekretit, dy nga dëshmitarët që u panë në godinën e gjykatës janë anëtarë të ekipit të xhirimit – njëri që ishte i pranishëm kur ndodhi e shtëna fatale dhe tjetri që ishte larguar një ditë më parë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një film në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Baldwin ka thënë se nuk ka tërhequr këmbëzën e armës.
Akuza e re e vendos sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngre sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë