Aktori Ilia Kaçi: Puna jonë u mbyll ndër të parat dhe do të hapet ndër të fundit, duam përgjigje të menjëhershme nga institucionet
Artistët e pavarur shprehen se shteti duhet t’i mbështesë në këto kushte kritike që po kalojnë. Përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama, artistët shprehen se ka ardhur dita që të merren përgjegjësitë dhe të jepet kontribut për ta, në mënyrë që të mos diskriminohen. Artistët e sektorit të pavarur shprehen se kjo krizë e thellë për shkak të koronavirusit ka goditur edhe këtë kategori.
Aktori Ilia Kaçi, i cili është dhe një nga nismëtarët e kësaj letre, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania u shpreh se artistë e lirë kërkojnë një përgjigje dhe zgjidhje të menjëhershme të situatës së tyre.
“Qëllimi i kësaj letre është shumë i thjeshtë. Jo vetëm unë, por edhe shumë kolegë si puna ime iu është ndërprerë puna përgjysmë për shkak të situatës ku ne ndodhemi. Reagim nuk kemi patur akoma, por ne duam një përgjigje të menjëhershme se çfarë do të bëhet me ne në një periudhë që puna na është ndërprerë. Si artistë të lirë ne nuk kemi një punë stabël që na siguron të ardhura mujore të qëndrueshme. Të ardhurat tona lidhen me projektet që ne bëjmë. Në këto projekte ne nuk figurojmë as me siguracione, por as në të zezë. Unë personalisht si pjesëtar i kësaj nisme, punoj në shtet si rregull, pasi punoj në institucione shtetërore që quhen teatër. Çdo pagesë e jona është e kontrolluar, kalon nëpërmjet bankës, paguaj një tatim mbi fitimin dhe ne kërkojmë një zgjidhje të menjëhershme se çfarë do të bëhet me ne. Puna jonë është ndër të parat që është mbyllur dhe ndër të fundit që do të hapen. Nuk bëhet fjalë vetëm për fushën e aktrimit, por për artistë të ndryshëm që i përkasin degëve të ndryshme”, u shpreh Ilia Kaçi .
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim