Aktori Irrfan Khan u nda nga jeta pas humbjes së betejës me kancerin

29 Prill 2020 | 09:10

Irrfan Khan, një aktor i famshëm indian me role të ndryshme edhe në filmat e Hollivudit si “Life of Pi” dhe “Slumdog Millionaire” ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 54-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij, pas një beteje të gjatë me kancerin, u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, i cili tha se Khan ishte pranë familjes së tij në momentet e fundit të jetës.

Khan ishte ndër të aktorët e parë indianë që la një shenjë në kinemanë e Perëndimit, duke ndjekur hapat Saeed Jaffrey, dhe Om Puri.

Në mars të vitit 2018, Khan deklaroi se ishte diagnostikuar me një tumor të rrallë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026