Aktori Richard Gere për Trump: Një maniak që po shkatërron çdo gjë të mirë në SHBA
Aktori Richard Gere e quajti presidentin amerikan Donald Trump një maniak që po shkatërron çdo gjë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Deklarata e tij erdhu gjatë një eventi në Oslo të martën.
“Po jetojmë në momentin më të errët që kam përjetuar ndonjëherë në këtë planet. Kush do ta kishte menduar se Amerika mund të bëhej kaq e errët?
Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se një maniak i tillë mund të bëhej president i Shteteve të Bashkuara? Që nga dita e parë, ky djalë ka shkatërruar pothuajse gjithçka që ishte e mirë te qeveria amerikane dhe populli amerikan”, tha aktori amerikan.
Aktori ishte në kryeqytetin norvegjez për t’i dhënë “Çmimin Ndërkombëtar Vaclav Havel për Mospajtim Kreativ” artistit të burgosur kinez Gao Zhen dhe disidentit të Myanmarit Xie në Forumin e Lirisë së Oslos.
Duke vënë në dukje se kohët e fundit kishte vizituar kampin nazist të Dachau-t, Richard Gere paralajmëroi kundër indiferencës.
“Duhet të shohim shenjat, këtë diktaturë përbindëshash, shpejtësinë me të cilën po vendoset. Duhet të mbetemi vigjilentë”, theksoi ai.
Në shkurt të vitit 2025, ylli i filmave “Pretty Woman” dhe “American Gigolo” e kishte quajtur Donald Trump një “ngacmues”. Richard Gere jeton në Spanjë me gruan e tij spanjolle Alejandra Silva që nga viti 2024.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë