Shuhet në moshën 64-vjeçare aktorja e njohur amerikane

30 Janar 2023 | 17:09

Ndërkohë që Wednesday është një ndër serialet më të dashura për momentin në internet, Wednesday Adams-i i parë është ndarë nga jeta këtë të hënë. Fjala është për aktoren Lisa Loring  e cila debutoi në rolin e Wednesday për herë të parë në vitin 1964.

Wednesday Adams-i parë ka ndërruar jëtë këtë të hënë në moshën 64-vjeçare. Fjala është për aktoren amerikane Lisa Loring e cila u bë e famshmë që në moshën 6-vjeçare për rolin e saj në sitcomin e vitit 1964 “The Addams family”.

Për të gjithë brezin që sot Wednesday Adams e njeh përmes Jenna Ortedga, na lini t’ju tregojmë se jeni shumë të vegjël për këtë faqe, pasi Lisa Loring ishte Wednesay i parë në histori.

Në sitkomin aq të njohur ajo luajti rolin e më të voglës së familjes, vajzës së Gomez dhe Morticias që ishtë kureshtare dhe kishte një dashuri për kafshë të cuditshme si një merimangë të zezë të quajtur Homer dhe një hardhucë të quajtur Lucifer.

I pëlqente të luantë me kukullën e saj pa kokë të quajtur Marie Antoinette dhe ishte ajo që shpiku kërcimnin që sot është viral në tik-tok.

Loring në Ishujt Marshall në vitin 1958, më vonë u zhvendos në Hawaii dhe më pas në Los Anxhelos me nënën e saj. Ajo filloi modelingun kur ishte tre vjeç, pasi shpërtheu si Ëednesday Addams, ajo mori role në serialin The Pruitts of Southampton dhe dramën The Girl nga U.N.C.L.E.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026