Aktorja franceze braktis festivalin e filmit pasi Polanski rrëmben çmimin regjisori më i mirë

29 Shkurt 2020 | 13:18

Një nga aktoret më të famshme franceze ka braktisur ceremoninë e festivalit të çmimeve Çezar pasi Roman Polanski fitoi si regjisori më i mirë.

Adèle Haenel la sallën e ceremonisë së 45-të të Çmimeve Çezar, të njohur ndryshe si çmimet Oscar të Francës, pas vlerësimit të regjisorit për filmin e tij “Oficeri dhe Spiuni”.

Në moshën 86-vjeçare, Polanski është ende në kërkim në Shtetet e Bashkuara, disa dekada pasi u dënua për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977. Ai u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme me një të mitur, por u largua nga vendi në prag të dënimit.

Haenel, simboli i lëvizjes #Metoo në Francë që nga koha kur akuzoi hapur regjisorin Christophe Ruggia se e kishte “prekur vazhdimisht” kur ajo kishte qenë në moshën e adoleshencës, brohoriti “turp” teksa u largua nga salla të premten në mbrëmje. 

Me të u largua dhe regjisorja Céline Sciamma bashkë me disa të tjerë, pak përpara shpalljes së çmimit për filmin më të mirë. 

Kjo është hera e pestë që regjisori franko-polak rrëmben këtë çmim, pasi më parë është vlerësuar me filmat: Tess (1980), Pianisti (2003), Shkrimtari Fantazëm (2011) dhe Venera në Gezof  (2014).

Oficeri dhe Spiuni është një film triler historik për Çështjen Drejfus, një skandal që tronditi Francën në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit 20-të, për komandantin e artilerisë së Hebrenjve  në ushtrinë franceze, i cili u dënua me burgim me pretendimin se i kishte kaluar informacione sekrete gjermanëve, por më pas rezultoi i pafajshëm.

Në shtator, filmi i Polanskit u vlerësua me Çmimin e Jurisë në Festivalin e Filmit të Venecias.   

 

Lexo më shumë:

Pritet me zemërim nominimi i Polanskit për çmimet Çezar pas akuzave për përdhunim

Producenti Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026