“Akujt nuk kanë shkrirë”, Hysamedin Feraj: Mosmarrëveshje mes Kurtit dhe Ramës për padinë e genocidit

11 Qershor 2021 | 12:45

Hysamedin Feraj, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes tha për Euronews Albania se në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, kishte mosmarrëveshje mes Kurtit dhe Ramës për padinë që duhet ngritur ndaj Serbisë si shkaktare e gjenocidit.

Në këtë pikë, ai tha se “akujt nuk kanë shkrirë” për aq kohë sa qeveria e Tiranës e përfaqësuar nga Rama, u pajtua dhe me qeverinë e Beaogradit përfaqësuar nga Bërnabiç.

“Deri tani problemi ka qenë që të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe nga ky pozicion të hynte në bisedime. Por, gjithë praktika e deritanishme është nisur nga pikëpamja se Kosova nuk ka status të përcaktuar përfundimtar,” – u shpreh Feraj.

Sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë me Serbinë, duhen rishikuar sepse janë bërë të gjitha nga një pozicion ku Kosova nuk njihet si shtet.

Takimi i datës 15 qershor ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Ferajn pritet që të ketë shumë tension, gjë që është pozitive sepse Vuçiç nuk do të jetë në komoditetin që ka qenë deri më tani me partnerët nga Kosova.

“Shtetet e Bashkuara, për fat në periudhën post Trump kanë shënuar disa kthesa që kanë qenë shumë të rëndësishme,” – deklaroi Hysamedin Feraj, teksa shtoi gjithashtu se qasja aktuale, jo vetëm e SHBA-së por dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, ka ardhur pasi është kuptuar se qasja fillestare e ka shtyre Serbinë të mos i ndryshojë qëndrimet ndaj Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026