Akuza për keqmenaxhim të pandemisë, shifrat e lartë, opozita në RMV në protestë
Opozita maqedonase ka protestuar dje para Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me gjendjen e rënduar nga pandemia e coronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të vdekurve me coronaviurs ka arritur në 4 mije e 388.
Në tri javët e fundit, numri i viktimave ka lëvizur mes 30 dhe 50 personash, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë. Në spitale po trajtohen rreth 1.700 pacientë, shumica në gjendje të rënduar.
Korrespondenti i Euronews Albania në RMV, Benjamin Arifi tha se sipas opozitës, qeveria nuk ka bërë sa duhet të për siguruar vaksinat për të bërë të mundur imunizimin e popullsisë dhe marrjen e masave parandaluese për të shmangur infektimet.
“Me mbi 146 mijë infektime dhe 4388 viktima RMV është ndër shtetet më të prekura në botë sa i përket numrit të vdekjeve.
Situata është e vështirë, pasi janë 1687 të shtruar, dhe ka vetëm 330 shtretër të lirë në të gjithë shtetin. Sipas MSH, piku ka kaluar dhe gradualisht po shkohet drejt rënies së numrit të rasteve. Versioni optimist thotë se shtretërit në spitale do fillojnë të lirohen dhe numri i raste do vijë në rënie”, raportoi korrespondenti i Euronews Albania.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta