U akuzua se abuzoi me djalin me probleme të shëndetit mendor, flet 40-vjeçari

13 Tetor 2022 | 19:00

Dionis Myrtollari, i cili dyshohet se ka ngacmuar djalin e Ativie Qazimllari me probleme të shëndetit mendor, ka reaguar së fundmi për mediat.

Në deklaratën e tij, ai është shprehur se nuk pranon asnjë akuzë të bërë nga nëna e djalit, ndërsa thotë se policia duhet të hetojë çdo gjë.

40-vjeçari shprehet se i është dëmtuar imazhi, ndërsa thekson se fëmijët e tij kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi familja Qazimllari i godet me gurë.

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore; jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël, mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë”, thotë 40-vjeçari.

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit.

“Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit”- shprehen ata.

Ishte Ativie Qazimllari, e cila akuzoi komshiun e saj se ky i fundit ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.

Për mediat ajo tha se 40-vjeçari, në mënyrë periodike, ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026