Akuzat e Karla del Pontes dhe Dik Martit, si u ngrit Gjykata Speciale e Kosovës
Më 22 shtator, Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK në Kosovë, tha se në organizatën e tij kishin ardhur dokumente të Gjykatës Ndërkombëtare, të sjella nga një person i paidentifikuar. Kjo ishte hera e tretë që ndodhte në dy muaj.
Gucati ua kaloi mediave këto materiale, ku përmendej presidenti Hashim Thaçi dhe figura të tjera të UÇK-së.
Forcat e EULEX arrestuan më pas Gucatin dhe Nasim Haradinajn, zëvendësin e tij, me urdhër nga Gjykata Speciale.
Këtë herë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të përballet me një sfidë të re; të hetojë për krime lufte jo humbësit, por fituesit e këtij konflikti, ish-anëtarët e UÇK-së.
E gjitha nisi në vitin 2008, pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë. Karla del Ponte, e cila kishte qenë krye-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në OKB për Ish Jugosllavinë nga viti 1999 në vitin 2007, publikoi kujtimet e saj në librin e quajtur; Zonja Presidente: Përballja me Kriminelët më të Këqij të Njerëzimit dhe me Kulturën e Pandëshkueshmërisë.
Në këtë libër ajo thoshte se krime lufte ishin kryer edhe nga shqiptarët, kundër serbëve të mbetur në Kosovë pas luftës, por që nuk ishin hetuar me seriozitet nga autoritetet. Ajo akuzonte se ishin të përfshirë edhe figura të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.
Libri i Karla del Pontes bëri që eurodeputeti zviceran, Dick Marty, të organizonte një hetim që shihte si të akuzuar edhe presidentin Thaçi, i cili thuhej se kryesonte një faksion të UÇK-së të quajtur “Grupi i Drenicës’. Sipas Martit, Thaçi ishte i paprekshëm për shkak të mbështetjes nga Uashingtoni.
Sipas Martit, teksa serbët tërhiqeshin nga bombardimet e NATO-s, Grupi i Drenicës u kthye nga Shqipëria për të vënë territorin nën kontroll, por të mbushur me urrejtje kundër etnive të tjera që kishin kryer masakra ndaj shqitparëve, sidomos banorët serbë në zonat me shumicë shqiptare, por edhe romë dhe pakica të tjera.
Martin mbështeste edhe teorinë e Del Pontes për trafik organesh, duke thënë se robërit vriteshin me një plumb në kokë e kë pas operoheshin që t’u merreshin organet.
Deklaratat e Martit bënë që të ngrihet një task forcë për hetim të posaçëm, në janar të vitit 2011, me bazë në Bruksel dhe i financuar nga BE. Grupi hetoi mbi akuzat e Dik Martit dhe në vitin 2014 raportoi se marrja e organeve nuk kishte ndodhur në masë, siç ishte thënë, por në nivel shumë të kufizuar.
Në vitin 2015, parlamenti i Kosovës miratoi ngritjen e një Gjykate Speciale që të hetonte akuzat, dhe në vitin 2016 u ngritën Dhomat Speciale dhe Prokurori Special, me bazë në Hagë.
Por edhe pse u miratua nga parlamenti, gjykata nuk është pritur mirë në Kosovë, sidomos nga Gucati, kreu i Shoqatës së Veteranëve. Ndërkohë, ndaj Salih Mustafës, ish komandant i UÇK-së por që nuk është përfshirë me qeverinë e Kosovës, rëndojnë akuza serioze të cilat Haga është duke i gjykuar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta