Akuzat e Speciales, Fatmir Limaj thirrje politikës: T’i lëmë inatet dhe veprimet emocionale

26 Qershor 2020 | 18:33

Kryetari i Nismës Socialdekokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojnë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse.

Limaj ka thënë se deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës.

Limaj pas këtyre shqetësimeve ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, ndërsa apelon që palët politike duhet të sillen me zgjuarsi përballë kësaj situate që ai e konsideron si të “vështirë për shtetin e Kosovës”.

“Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale.
 

Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Limajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026