Akuzat e Speciales, gazetari Kushtrim Sadiku: Damkë e madhe për Kosovën
Akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale në adresë të Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli për vrasje dhe tortura gjatë luftës në Kosovë është shoqëruar me reagime të shumta.
Gazetari Kushtrim Sadiku akuzat e djeshme i cilësoi si një tërmet politik për Kosovën, pasi sipas tij u minua një proces në të cilin kishin investuar vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Padyshim ka qenë një tërmet politik ajo që ka ndodhur një ditë më parë. Ka qenë e papritur për secilën palë jo vetëm politike, mediatike , por edhe shoqërisë civile ajo që ka ndodhur një ditë më parë. Kjo ka shkaktuar minim dhe ka sjellë dështimin e një takimi të rëndësishëm, i sponsorizuar nga SHBA. Kjo është një damkë e madhe të Kosovë”, tha ai.
Ai shtoi se ky zhvillim i papritur ka çuar dialogun mes dy shteteve në pikën zero.
“Procesi i dialogut ka shkuar në pikën zero. Nuk është vetëm dështimi i takimit të Uashingtonit me 27 qershor, por është shumëçka që mund të ndodh. Ka pasur pothuajse secilën herë qëndrime të ndryshme BE-SHBA se si mund të zgjidhet kjo çështje. Ka pasur përplasje”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta