Akuzat e “Speciales”, kryeministri Avdullah Hoti thirrje për qetësi: Lufta e UÇK ishte e drejtë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale në emër të presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, të cilët i akuzon për vrasje dhe tortura gjatë luftës në Kosovë. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, z. Hoti fton qytetarët të ruajnë qetësinë, ndërsa pohon se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli”, shkruan Hoti.
Ajo periudhë, kur forcat e UÇK-së u përballën me agresionin e ushtrisë së Sllobadan Millosheviçit, konsiderohet nga kryeministri Hoti si një ndër periudhat më të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës. Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, shton ai.
Akuzat e Prokurorisë Speciale janë kritikuar ashpër edhe nga partitë e tjera në Kosovë.
Lexoni gjithashtu:
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje
Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë
Kadri Veseli mbron luftën e UÇK-së, hedh poshtë akuzat e Speciales: Janë të pabaza dhe politike
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta