Akuzat ndaj Bashës, Mustafa: Nuk janë të vërteta, s’ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për debatin në Shqipëri mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për UÇK-në. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se është shumë e rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Sipas tij këto të pavërteta nuk ndihmojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë.
“Të nderuar qytetarë, Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.
E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjesëtarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë”, shprehet ai.
Ai thekson më tej se Gjykatën Speciale nuk e bëri as Basha as Berisha, por Kuvendi i Kosovës.
“Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha, Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.
Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.
Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë”, shrkuan Mustafa.
Prej ditësh kryeministri Edi Rama akuzon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si të përfshirë në procesin e mbledhjes së provave ndaj luftëtarëve të UÇK-së, pas të cilave u hartua edhe raporti i Dick Marty.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë selia blu, nga e cila tha se e gjithë kjo është një maskaradë e orkestuar nga vetë kreu i qeverisë.
Lexoni gjithashtu:
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokati: Nesër do të diskutohet çështja e paraburgimit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta