Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia fshihet pas gjithçkaje
Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth luftës në Kosovë, të pagjeturve të luftës, akuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe raportit të Dik Martit.
“Me daljen në skenë të UÇK-së menjëherë institucionet zyrtare ruse filluan sulmet ndaj UÇK-së, ku u aktivizuan ushtarakë, politikanë, analistë, historianë dhe kryesorja institucione zyrtare si Ministria e Jashtme dhe qeveria”, – tha z. Vukaj.
Ai tregoi se sulmet gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë të jashtëzakonshme.
“Terroriste, kriminele dhe trafikante”, kështu cilësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tregoi ish-ambasadori.
Pyetur në lidhje me ngjashmërinë midis akuzave të atëhershme dhe akuzave aktuale, z. Vukaj tregoi se nuk gjen ndonjë ndryshim të madh, përveç dokumenteve pak më të sistemuara dhe gjuhës juridike të përdorur.
Ndërkaq, ai solli një shembull që lidhej me Dick Martin.
“Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 99’, pra sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë. Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u mor me nje raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma për krimet e UÇK-së në Kosovë.
Më vonë siç e ka deklaruar dhe vetë Dik Marti, Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit”, – u shpreh Shaqir Vukaj.
Sipas tij, prania e Rusisë është kudo jo vetëm si hartuese e materialeve, por edhe si nxitëse.
Ai ju referua fillimisht materialeve të ditëve të fundit dhe qëndrimeve zyrtare të Dumës shtetërore nëpërmjet një deputeteje, anëtare e Komitetit të Jashtëm, që i cilësoi krimet e Thaçit si të llahtarshme, krime për të cilat ata ishin në dijeni tashmë prej 20 vitesh.
“Ato krime e mbajtën Thaçin deri tani, sepse ju duhej për të frikësuar serbët dhe për t’i bërë presion Beogradit”, – tregoi z. Vukaj, bazuar në deklaratën e Dumës ruse.
Ndërkohë që reagimet e përfaqësues zyrtare të Ministrisë së Jashtme, siç tregoi ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, kanë qenë përsëri negative, duke theksuar se bota po i sheh krimet e të “ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta