Akuzat për adresat e banimit, Celibashi: Nuk do të nxitohemi me mandatet, presim informacion nga Gjendja Civile
Akuzat e hedhura në publik nga ana e opozitës për ndryshimet e vendbanimeve kanë detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndalojë procesin e shpërndarjes së mandateve në zonat zgjedhore.
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi thekson për “Euronews Albania” se institucioni është në pritje të informacioneve shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Këto shqetësime të opozitës nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, të paktën nga ana e institucionit që merret me organizimin e proceseve zgjedhore.
“Ka një shqetësim në lidhje me ndarjen e mandateve, numrin e mandateve në çdo qark. Për ta ezauruar këtë interesim të opozitës ne po i kërkojmë drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile një informacion shtesë mbi numrat që ata kanë referuar në KQZ mbi të cilat ne kemi bërë përcaktimin e numrave për çdo qark. Pra, nuk do të nxitohemi për të miratuar këtë akt pa marrë gjithë informacionin për këtë çështje,” – tha Celibashi.
Organizimi i zgjedhjeve të 25 prillit po vijon nga ana e institucionit të sapo krijuar, por për mënyrën e realizimit topi tashmë ka kaluar në fushën e qeverisë e cila do të duhet të shqyrtojë kërkesën për fondin e teknologjisë ne zgjedhje.
“Ne për momentin kemi identifikuar qartësisht kostot që kanë të bëjnë me identifikimin biometrik dhe votimit elektronik. Jemi në fazën përmbyllëse të llogaritjes të gjithë kostos tjetër të procesit përgatitor zgjedhor,” – u shpreh kryetari i KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkaq është duke vijuar hartimin e një raporti për votën e emigrantëve e cila pritet t’i japë përgjigje pyetjes nëse diaspora do të mund të votojë në këto zgjedhje pa pasur nevojë për të ardhur në Shqipëri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta