Akuzat për fshehje të viktimave nga COVID, kreu i Mjekësisë Ligjore: Morgu jo në varësinë tonë, por të QSUT
Akuza e kreut të PD, Lulzim Basha se po manipulohen qëllimisht numri i viktimave nga COVID ka ngjallur reagime të shumta, fillimisht në radhët e mjekëve të Infektivit që kanë dalë me një deklaratë lidhur me këtë akuzë e më tej edhe kryeministri Edi Rama.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji ishte pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku pyeti lidhur me këtë cështje drejtorin e Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali i cili bëri me dije se morgu nuk është në varësi të tij, por në varësi të QSUT.
QSUT nga ana e saj, e pyetur nga Euronews Albania nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me këto deklarata.
Zëdhënësja e këtij institucioni u shpreh se QSUT nuk merret me deklarata politike.
Lidhur me këtë çështje ka pasur sot një reagim edhe nga SPAK, që ka thënë se nuk është kompetencë e këtij institucioni inventarizimi i të vdekurve.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës që e ka në kompetencë, nuk bën me dije nëse do nisë verifikimet apo hetim kryesisht mbi akuzat.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta