Akuzat për krime lufte, PDK pezullon punën këtë javë në Kuvend, Tahiri: Kërkojmë solidaritet edhe me partitë e tjera

11 Nëntor 2020 | 09:51

Deputeti dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media njoftoi se Grupi Parlamentar i kësaj partie do të pezullojë aktivitetin këtë javë në Kuvendin e Kosovës.Ai kërkoi reflektim solidar edhe nga partitë e tjera politike që veprojnë në Kuvend.

“Ky vendim që nuk lidhet me punën e drejtësisë por për nevojën e një solidariteti, është marrë pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i zgjedhur nga Kuvendi; Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, ish kryetar i këtij Kuvendi; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, z. Jakup Krasniqi, ish kryetar i këtij Kuvendi; si dhe Rexhep Selimi, Shef i Grupit më të madh opozitar aktualisht, brenda këtij Kuvendi”, deklaroi Tahiri.

Deputeti i PDK-së tha më tej se nuk janë duke diskutuar për postin e presidentit të vendit.

Ndërkohë Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Hagës. 

Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit,  të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. 

Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat në seancat që janë zhvilluar më herët në këtë gjykatë. Ndërsa sot në orën 11:00 pritet që të zhvillohet seanca në Gjykatën e Hagës ndaj Rexhep Selimit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026