Akuzat për plagjiaturë, ministrja e Arsimit Evis Kushi u përgjigjet kritikëve
Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi i është përgjigjur për herë të parë në media akuzave për plagjiaturë. Zonja Kushi thotë se i janë bërë akuza për plagjiaturë për një nga artikujt, i cili sipas saj ka kaluar në kontrollonin e rreptë të komisioneve të etikës.
“Nuk ka një politikan tashmë që është në poste drejtuese, që të mos jetë akuzuar për plagjiaturë. Akuza që më është bërë për një nga punët e mija shkencore, për një nga artikujt ka kaluar nëpër komisionet e etikës, nëpër bordet editoriale të revistës përkatëse ku ajo është botuar”, tha ajo.
Akuzat e para për plagjiaturë kundrejt ministres kanë ardhur nga studiuesi Vladimir Kola. Gjatë takimit të mbajtur në Akademinë e Shkencave me kreun e këtij institucioni Skënder Gjinushi, ministrja u ndal edhe në gjendjen aktuale të shkollave.
Sa i përket situatës së covid-19 në shkolla, Kushi bëri thirrje që media të jetë e kudjesshme me shifrat që publikon. Ndërsa nga ana tjetër e pyetur sesa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me covid që nga nisja e pandemisë, ajo nuk dha asnjë shifër konkrete.
“Shifrat janë shumë dinamike, por unë ju siguroj që situata është nën kontroll. Asgjë nuk ka kaluar përtej pritshmërive tona. Unë kam qenë çdo ditë në teren që kur kam marrë detyrë. Masat sipas udhëzimeve janë respektuar. Shpesh shoh nëpër media për vatra infeksioni apo për shifra që nuk janë të vërteta”, theksoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Ilir Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit
Evis Kushi emërohet ministre e re e Arsimit, Rama lajmëron largimin e Shahinit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta