Akuzat për shitblerje të votave, shtyhet për në 29 janar seanca për ‘Dosjen 184’

15 Janar 2021 | 08:54

Shtyhet për në datën 29 janar seanca gjyqësore për “Dosjen 184”, ku janë nën hetim 4 persona për shitblerje votash në vitin 2016.

Ky vendim u mor nga Gjykata e Dibrës, pasi avokati i Partisë Demokratike në cilësinë e palës paditëse kërkoi kohë që të njihet me aktet e prokurorisë.

Në dhjetor të vitit 2020, Prokuroria e Dibrës njoftoi për përfundimin e hetimeve, sa i përket akuzave për ndikime dhe manipulime të zgjedhjeve lokale të vitit 2016.

Kjo prokurori dërgoi për gjykim vetëm katër nga dhjetë të akuzuarit.

Tashmë po përmballen me drejtësinë për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve: Robert Aga, ish-shef komisariati Dibër, Drini Gjeci, ish-drejtor i arsimit Dibër, Nuri Meda, ish-zyrtar i njësisë administrativeTomin dhe Hasan Hoti, ish-zyrtar i njësisë administrative Lurë. 

Kjo çështje u kthye në “ping-pong” nga prokuroria e Dibrës, ish-prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK-u, të cilat shpallën moskompetencën.

Për këtë situatë Prokuroria e Përgjithshme zgjidhi mosmarrëveshjen duke caktuar prokurorinë e Dibrës si kompetente.

Lexoni gjithashtu:

Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona

Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike: Nuk u bë drejtësi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026