Akuzat për të dhënat personale, Meta: I drejtohem SPAK-ut të nisë hetimet për çështjen

12 Prill 2021 | 14:20

Partia Demokratike denoncoi Partinë Socialiste se ka përdorur portalin e-Albania për të vjedhur të dhënat e përdoruesve.

Për këtë çështje, presidenti i vendit, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat nga qyteti i Pogradecit ku pohoi se sipas tij, keqpërdorimi dhe vjedhja nga ana e PS-së është një shkelje e papranueshme dhe një formë e poshtër për të bërë presion.

“Koha që shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë. Data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha që qeveria e re, jo kjo që ka ikur, dhe që ka ikur dhe nga mendja përveç të tjerave, sepse vetëm shkel ligjin çdo ditë, pra po vjen koha që qeveria që do të vijë dhe ato që do të vijnë do të kenë frikë nga populli,” – tha presidenti Meta.

Sa i takon bojkotit të punës së kontrollorëve, që kryeministri Rama e konsideroi rezultat të një komploti ku presidenti Meta ishte i përfshirë, ai vetë tha se nuk mund t’i kushtonte rëndësi komenteve që sipas presidentit janë çmenduri që vetëm një i marrë mund t’i thotë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026