Akuzohej për dhunë seksuale, lirohet për mungesë provash shefi i policisë Fushë-Arrëz

6 Qershor 2020 | 18:34

Ka zgjatur më pak se 24 orë arrestimi për abuzim seksual i shefit të komisariatit Fushë-Arrëz, Izmir Duraku.

Prokuroria urdhëroi lirimin e tij mbrëmjen e së shtunës me argumentin se “nuk ka prova të mjaftueshme për të përligjur arrestimin”.

Duraku u akuzua se 5 vite më parë, kur ishte me detyrë Specialist i Hetimeve të Krimeve në Policinë e Shkodrës, kishte dhunuar një vajzë të Shtëpisë së Fëmijës, e cila asokohe i ishte drejtuar për të denoncuar abuzimin nga 4 persona të tjerë.

Shefi i policisë u arrestua mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën u pezullua nga detyra me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili e dënoi rastin duke theksuar se nuk do të kishte tolerancë.

 

Lexoni gjithashtu:

Polici akuzohet se përdhunoi viktimën e abuzimit seksual, Lleshaj paralajmëron ashpërsim të ligjit

Ndalohet shefi i Stacionit Policor në Fushë-Arrëz, dyshohet se përdhunoi viktimën që shkoi të denonconte abuzimin seksual

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026