Akuzohen për vjedhje dhe tentativë vrasjeje, vihen në pranga 3 persona në Korçë! Mes tyre edhe një i mitur
Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë. Sipas njoftimi të policisë në pranga janë vënë Bujar Rizvani, Eri Hajdinllari dhe një 17-vjeçar të cilët akuzohen për tentativë vrasjeje dhe vjedhje.
Rizvani është arrestuar për akuzën “tentativë vrasjeje” pasi në lagjen nr. 6 në Korçë ka plagosur me thikë disa herë një 60-vjeçar. Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Hajdinllari dhe i mituri janë prangosur pasi u kapën në lagjen nr. 17 duke vjedhur në një magazinë, mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike. Ata gjithashtu më datë 3 mars kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje në lagjen nr. 7.
“Korçë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërive. Vihen në pranga 3 shtetas, për tentativë vrasjeje dhe për vjedhje. Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin gjatë një konflikti. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu zbardhen dhe dokumentohen 2 raste vjedhjeje në një magazinë dhe në një banesë në qytet. Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
1-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, në Korçë, gjatë një konflikti një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. R., 59 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. R. ka tentuar ta godasë disa herë me thikë 60-vjeçarin.
Ky shtetas, për pasojë, ka marrë disa dëmtime trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thikë.
2-Po nga këto shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 18 vjeç dhe i një 17-vjeçari, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në lagjen nr. 17, Korçë, në një magazinë, duke vjedhur mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se këta shtetas, më datë 03.03.2026, kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje, në lagjen nr. 7, Korçë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare