Akuzohen për vrasjen e shkencëtarit bërthamor, Irani dënon me vdekje 3 persona

5 Nëntor 2024 | 15:22

Gjyqësori i Iranit ka thënë të martën se tre njerëz janë dënuar me vdekje nga një gjykatë e shkallës së parë për vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani thotë se ai ishte vrarë në një operacion të orkestruar nga Izraeli.

“Dënimi i këtyre tre njerëzve u shqiptua në Gjykatën Revolucionare të Urmias. Ata u dënuan me vdekje në fazën fillestare dhe rasti është tani në fazën e apelit”, tha Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit të Iranit, në një konferencë në Teheran.

Urmia është një qytet në provincën veriperëndimore të Iranit, Azerbajxhani Perëndimor, e cila ndodhet afër kufijve me Turqinë dhe Sirinë.

Dënimi i tre personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, për shkak të konflikteve në Gazë dhe në Liban.

Izraeli është fajësuar edhe për vrasjen e së paku katër shkencëtarëve të tjerë iranianë, të cilët dyshohej se punonin në programin bërthamor ushtarak të Teheranit.

Fakhrizadeh, i njohur si babai i programit bërthamor të republikës islamike, ka qenë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në kërkimet bërthamore të Iranit, ndërsa Izraeli e akuzoi atë më 2018 se ishte arkitekt i përpjekjeve të Iranit për ta zhvilluar një armë bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026