Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet futbollisti Dani Alves

20 Janar 2023 | 11:54

Futbollisti brazilian, Dani Alves është arrestuar në Barcelonë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

39-vjeçari, i cili luan me skuadrën e Pumas në Meksikë, fluturoi drejt Barcelonës për të dhënë sqarime, por është ndaluar nga autoritetet dhe është dërguar në komisariat, ku ka dhënë edhe deklaratën e tij, shkruan Marca.

Më pas, ai u transferua me një makinë policie në gjykatë dhe tani gjyqtari do të vendosë nëse lojtari do të shkojë në burg, ose do të lirohet nga akuza.

Vetë Dani Alves i ka mohuar akuzat ndaj tij.

”Nuk e di kush është ajo zonjë. Ju shkoni në një tualet dhe nuk keni pse të pyesni se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj atë gjë me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit”, është shprehur mbrojtësi.

Ngjarja në fjalë është regjistruar gjatë periudhës kur Alvesh ka qenë Barcelonë, duke kaluar kohë me miqtë në klab.

Gjatë qëndrimit aty, 39-vjeçari dyshohet se ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit një të re dhe më pas është larguar. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë më pas ka bërë denoncim

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026