Akuzohet se porositi 137 kg kokainë, GJKKO pezullon çështjen ndaj Gentian Malindit

15 Qershor 2021 | 09:39

Gjykata e Posaçme pezullon çështjen ndaj Gentian Malindit, i akuzuar për trafikun e 137 kg kokainë që u kap në Durrës.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se ky vendim i pezullimit të çështjes për 1 vit u mor nga gjykata, pasi i pandehuri është në arrati.

Ndërkohë vijon procesi për 2 të bashkëpandehurit e tjerë, Ardian Begën dhe Altin Myslihakën.

Gentian Malindi akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Kujtojmë se kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

LEXONI GJITHASHTU:

137 kg kokainë në portin e Durrësit, SPAK mbyll hetimet për 3 të pandehurit

SPAK zgjat me tre muaj hetimet për dosjen e kokainës në oriz, kërkohet pritësi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026