Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

24 Dhjetor 2025 | 18:11

Autoritetet shëndetësore europiane kanë ngritur alarmin për qarkullimin e testeve të rreme të kombinuara për COVID-19 dhe grip, të cilat mund të japin rezultate të pasakta dhe të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas Euronews, bëhet fjalë për teste që imitojnë produkte origjinale të destinuara për përdorim shtëpiak, por që nuk përmbushin standardet e sigurisë dhe besueshmërisë. Një nga rastet e identifikuara lidhet me teste të prodhuara nga kompania Safecare Biotech, ku një seri e caktuar është konfirmuar si e falsifikuar nga vetë prodhuesi. Alarmimi është bërë fillimisht nga autoritetet në Portugali, të cilat kanë njoftuar institucionet homologe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Problemi bëhet edhe më serioz për faktin se ekzistojnë versione origjinale të të njëjtit test me referencë të ngjashme, çka e bën shumë të vështirë dallimin e produkteve të rreme vetëm nga pamja e jashtme. Autoritetet theksojnë se përdorimi i këtyre testeve mund të çojë në rezultate false negative ose false pozitive, duke bërë që personat e infektuar të mos izolohen apo të marrin trajtim të panevojshëm.

Për këtë arsye, qytetarët këshillohen që testet për COVID-19 dhe grip t’i blejnë vetëm në farmaci ose përmes kanaleve zyrtare të certifikuara dhe të shmangin përdorimin e çdo testi për të cilin kanë dyshime mbi origjinën apo sigurinë. Në rast dyshimi, rekomandohet që testi të mos përdoret dhe të kërkohet këshillë mjekësore, pasi pasojat e një rezultati të pasaktë nuk prekin vetëm individin, por edhe shëndetin publik në tërësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026