Alarm nga dronët në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, anulohen dhjetëra fluturime

23 Shtator 2025 | 08:35

Danimarka dhe Norvegjia janë detyruar të pezullojnë të gjitha fluturimet në aeroportet e tyre kryesore, pas raportimeve për praninë e disa dronëve në zonat përreth aeroporteve të Kopenhagenit dhe Oslo-s.

Në Danimarkë, Aeroporti i Kopenhagenit u mbyll për rreth katër orë nga mbrëmja e së hënës, duke prekur afërsisht 20,000 pasagjerë.

Policia daneze raportoi se dy deri në tre dronë të mëdhenj fluturonin pranë aeroportit, ndërsa forcat e armatosura u vunë në gatishmëri.

Megjithatë, nuk u konfirmua nëse dronët kishin për qëllim shkaktimin e dëmeve. Fluturimet rifilluan në orën 00:30 të natës.

Edhe Aeroporti i Oslos u mbyll për katër orë për shkak të një droni të paidentifikuar në hapësirën ajrore.

Fluturimet u devijuan në aeroporte të tjera për shkak të pezullimit të ngritjeve dhe uljeve, ndërsa aeroporti u rihap në orën 04:30 të mëngjesit.

Policia daneze nuk konfirmoi lidhjen e ngjarjes me ndonjë grup apo shtet të caktuar, ndërsa zëvendës inspektori Jakob Hansen nuk përjashtoi mundësinë që dronët të ishin me origjinë ruse.

“Asnjë avion nuk mund të ngrihet ose të ulet në aeroport dhe si rezultat, disa fluturime po devijohen në aeroporte të tjera,” thanë ata në një deklaratë.

Autoritetet daneze dhe norvegjeze vazhdojnë hetimet dhe paralajmërojnë për masa shtesë për sigurinë, ndërsa udhëtarët këshillohen të ndjekin njoftimet për fluturimet e tyre.

Më vonë, në një postim në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu referua “shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia” në Kopenhagen më 22 shtator, por nuk tregoi një burim për informacionin.

Sakaq, udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s nuk kanë bërë një atribuim publik, raporton BBC.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron

Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të lehtësuar rregullat e trashëgimisë perandorake, mes shqetësimeve për zvogëlimin e madhësisë së familjes perandorake. Projektligji, i miratuar...
19:08 | 17/07/2026

Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë

Një sulm izraelit ndaj një funerali në rripin e Gazës ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku janë plagosur rreth 20 persona dhe janë vrarë...
18:56 | 17/07/2026

Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë sipas Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Thellësia fokale vlerësohet afërsisht 10 kilometra, ndërsa...
18:54 | 17/07/2026