Alarm për bomba ka pasur në më shumë se 10 adresa në Beograd, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme për Euronews Serba.
Siç mësohet jozyrtarisht, raportime për bomba kanë mbërritur në adresat e Konviktit Studentor në Bulevardin “Kralja Aleksandra”, ambasadës së Bjellorusisë në “Deligradska 13”, në aeroportin “Nikola Tesla”, Fakultetin Filozofik, Universiteti i Arteve.
Nuk dihen ende detaje për këto njoftime, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet.
Ndërkohë edhe më herët ka pasur raportime për bomba në Beograd.
LEXONI GJITHASHTU:
- 100 mijë shqiptarë të regjistruar në Serbi, reagon Kurti
- Tensione për targat në Kosovë? Analisti: Nuk dihet porosia e amerikanëve ndaj Kurtit
- Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë