Alarmi: Dërgimi i trupave në Ukrainë do na sillte në prag të Luftës së III Botërore
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka paralajmëruar se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë do të na sillte në prag të një lufte të tretë botërore.
Xavier Bettel tha se n’e duhet të shmangim dërgimin e trupave dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe presidenti rus, Vladimir Putin duhet të kuptojë se ata bënë një gabim”, tha ai.
Sipas ministrit, dërgimi i trupave në ndihmë të Kievit “do të ishte vërtet” gjëja e fundit për t’u bërë.
Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, ku Rusia nisi një “operacion special ushtarak” dy vjet më parë.
Bettel tha se Luksemburgu mbështet Ukrainën dhe gjithashtu agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, duke theksuar se gratë dhe fëmijët e Palestinës ishin viktima dhe pa para, njerëzit mund të vdisnin gjithashtu nga uria.
Luksemburgu ka vazhduar financimin e UNRWA-s pasi një mori e kombeve perëndimore pezulluan kontributet e tyre mbi akuzat se punëtorët e saj morën pjesë në sulmet e 7 tetorit kundër Izraelit.
Ndërsa lidhur me zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor, Bettel tha se dëshironte që demokratët të kishin shumicën.
LEXONI GJITHASHTU:
Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 08:39 Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”
- 08:31 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 08:23 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote
- 08:22 Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës