Bombë në aeroportin e Prishtinës, kush fshihet pas kërcënimit
Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi nga Serbia ‘i maskuar’ me gjuhë arabe. Ka qenë ky konkluzioni i autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Një burim nga institucionet e sigurisë i tha KosovaPress se e-maili që ka ardhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë, ishte në gjuhen arabe.
Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë dyshuar se format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia. Rasti i një dite më parë ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend, tha i njëjti burim.
Alarmi i djeshëm ishte një tentative për të rritur ndjenjën e pasigurisë dhe të sabotojë infrastrukturën në Republikën e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq