Alarmi për krimet seksuale, 5% e abuzuesve, punonjës të administratës shtetërore

10 Qershor 2020 | 16:36

Shoqëria shqiptare është tronditur herë pas here nga raste të abuzimeve seksuale, ku viktima kanë qenë të mitur. Në vitin 2019 u regjistruan 28 raste të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, 10 raste më shumë se në vitin 2018. Po ashtu, edhe numri total i veprave penale që lidhen me krimet seksuale është rritur me 40 %, nga 110 raste në 2018-ën, në 155 raste në 2019-ën.

5% e të akuzuarve për këto krime kanë qenë punonjës të administratës shtetërore, si në rastin e fundit të Abaz Dogës, rojës së shkollës.  

A mund të parandalohej abuzimi i 15-vjeçares? Pse nuk u morën masa pas rastit të ngjashëm të Kavajës 1 vit më parë, ku po një e mitur u abuzua seksualisht në grup nga bashkëmoshatarë të saj? Dyshimi mbi sigurinë e shkollës si institucion, roli i psikologëve, stafit pedagogjik, oficerëve të sigurisë në shkolla?

Cilat janë dhomat e chat-it online të rrezikshme për fëmijët që mund të bien pre e pedofilëve? Çfarë flasin studimet mbi ngacmimet seksuale, veçanërisht ndaj të miturve?

Sipas Mirgit Vataj, nga linja kombëtare e këshillimit për fëmijët “ALO 116 ”, policia duhet të kryejë më shumë hetime pro-aktive në dhomat e chat-it online, ku dyshohet se “kamuflohen” pedofilë.

‘Unpublished’ pyeti edhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla lidhur me oficerët e sigurisë në shkolla që u vendosën në kohën kur ajo drejtonte këtë dikaster.

Psikologia klinike, Almeida Xhaferi inkuadron si problem rolin inaktiv të psikologëve në shkolla dhe kërkon të futet në kurikula edukimi ligjor.

I të njëjtit mendim me të është edhe pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti i cili shikon të nevojshme edhe ngritjen e institucioneve të rehabilitimit për të miturit.

Për sociologun Gëzim Tushe këto raste të shthurjeve të turpshme tregojnë një lloj krize seksuale në shoqërinë shqiptare.

Në ‘Unpublished’, gazetarët Eni Ferhati dhe Xhevahir Zhabina sjellin analizën mbi këtë fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, që kohet e fundit po njeh nivele të frikshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026