Albin Kurti: Nuk mund të ketë amnisti për krimet dhe dhunën seksuale
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas dënimit me dhjetë vjet heqje lirie të policit serb Zoran Vukotiç për krime lufte në Kosovë.
Ai thekson se dhuna seksuale gjatë viteve 1998-99 është përdorur nga serbët si mjet lufte në Kosovë dhe se mijëra gra e burra kanë qenë viktima të këtij krimi.
“Sot, pas 23 vjetësh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiçi është dënuar me 10 vjet burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri”, shkruan Kurti.
Shefi i qeverisë kosovare thotë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe mbështetje shoqërore.
“Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë”, ka shkruar Kurti.
Ai thekson se krimet të tilla, që serbët kanë kryer në Kosovë nuk duhet të përfitojnë nga amnistia.
“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, shtoi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet