Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme

3 Prill 2021 | 12:56

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente e Kosovës, Vjosa Osmani kanë vendosur që të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Lajmi është bërë i ditur gjatë një takimi të Glauk Konjufcës me Albin Kurtin dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmanin.

Në komunikatën për media thuhet se Kurti e Osmani i premtuan Konjufcës për garantimin që gjithçka ka të bëjë me Ligjin për Zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimit mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do përmbyllin edhe reformën zgjedhore.

“Pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për mediat.

Lëvizja Vetëvendosje me ndryshimin e ligjit për zgjedhje dëshiron që t’iu mundësohet votimi në ambasada dhe konsullata diasporës.

Propozimi i bërë të premten në seancën e Kuvendit shkaktoi pakënaqësi të mëdha në radhët e opozitës, e cila kërkoi tërheqjen e tij, duke e quajtur “shantazh nga ana e kryeministrit Albin Kurti”.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e propozimit për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet me pjesëmarrje në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Kurti ka thënë se nëse Vjosa Osmani nuk do të zgjidhet presidente, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhja e presidentit, Abdixhiku: Albin Kurti po synon të krijojë destablitet politik

Kërcënimi i Kurtit: Ose mbi 80 vota në kuti për Osmanin, ose mbi 500 mijë vota për LVV-në

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026