Albin Kurti: I qëndroj çdo deklarate të bërë për liqenin e Ujmanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se i qëndron besnik çdo deklarate të bërë më parë për liqenin e Ujmanit, ndërsa shtoi se dialogu Kosovë-Serbi do të ketë një kapitull të ri.
Ai bëri të ditur se nuk ka arritur që të lexojë raportin e fizibilitetit të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji.
Shefi i ekzekutivit pas promovimit të katalogut të ekspozitës arkeologjike ka theksuar se negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë.
Kështu është përgjigjur ai teksa u pyet nëse janë të gatshëm që të negociojnë për liqenin e Ujmanit, ashtu siç është rekomanduar në raportin e bërë publik të mërkurën.
“Negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dialogu që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri. E kemi pasur deri tani një takim, sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe një takim tjetër. Mirëpo ne do të biem dakord një herë për agjendën në mënyrë që ta hapim kapitullin e ri të dialogut. Ndërkaq sa i përket liqenit të Ujmanit ne qëndrojmë prapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani. Ndërkaq raporti më i ri që ka dalë, para se të flasim ne, duhet ta lexojnë dhe studiojnë ekspertët tanë profesionistë”, tha ai.
Ai u pyet nga gazetarët nëse do të diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit, dhe Kurti bëri këtë koment:
“Nuk besoj që duhet t’i bëjmë tre hapa menjëherë. Ndonëse një gjë e tillë nuk është e mundur. Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën, tre hapa menjëherë s’i bëjmë dot”, ka përfunduar ai.
Departamenti Amerikan për Energji ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira.
Rekomandimet e bëra nga SHBA parashikojnë përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta