Albin Kurti i shqetësuar nga situata me rreth 1500 të helmuar në Deçan

13 Korrik 2021 | 14:50

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu mesditën e sotme shqetësimin për situatën e krijuar në Deçan me rreth 1500 të helmuar në katër ditët e fundit.

Përmes një postimi në Facebook Kurti tha se ka angazhuar për të mbështetur autoritetet lokale në Deçan zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Kurti u është drejtuar qytetarëve të Deçanit duke u thënë se qeveria e tij po e ndjek me shqetësim situatën me rreth 1500 të helmuar ditët e fundit dhe se ata “do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve të prekur”.

Ai shkroi në Facebook pasi aktualisht nuk është në Kosovë, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

“Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë,” – shkroi në Facbeook Kurti.

Prej së shtunës në qendrën shëndetësore “Adem Ukëaxhaj” të Deçanit janë paraqitur rreth 1500 persona me simptoma helmimi. Fillimisht është hedhur dyshimi se ky helmim masiv të ketë ardhur nga kontaminimi i ujit të pijshëm.

Mirëpo të dhënat nga analizat e imtësishme të kampioneve të ujit në qytet kanë rezultuar negative për kontaminim.

“Analizat e para fiziko-kimike [të ujit] kanë dalë në rregull, sapo u informuam se edhe analizat mikro-biologjike janë në rregull, kështu që kjo lë ende hapësirë për të gjurmuar etiologjinë dhe ne ndërkohë po punojmë me katër ekipe shtesë për të gjetur shkaktarin,” – tha ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një dalje për shtyp.

Aktualisht në Deçan është ndërprerë furnizimi me ujë, ndërsa ditën e sotme u raportua për dy persona që humbën jetën dhe që mendohet se më parë kishin shfaqur simptoma helmimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026