Albin Kurti ndjek gjysmëfinalen e “Superkupës Mbarëkombëtare” në basketboll në Shkodër

16 Tetor 2021 | 20:46

Një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm në Shkodër për të ndjekur gjysmëfinalen e “Superkupës Mbarëkombëtare” në basketboll.

Z. Kurti u shpreh se për të ishte kënaqësi të ndiqte një ndeshje të një ekipi nga Shqipëria me një ekip nga Kosova.

“Është kënaqësi të jem në Shkodër. Kjo që do të shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë por është edhe më shumë se sa lojë pasi jemi bashkë”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai u ngacmua nga gazetarët edhe për çështjen e bashkimit kombëtar, ku tha se qytetarët janë para politikanëve në këtë aspekt.

“Tek fusha e bashkimit tonë, populli është para politikës dhe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës në respektim të heshtjes zgjedhore nuk bëri asnjë koment për ditën e diel ndërsa gjithashtu zgjodhi të mos komentonte as tensionet e fundit me Serbinë për shkak të aksioneve të policisë në veri.

Të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026