Albin Kurti në Vjenë për Samitin e Ballkanit Perëndimor

18 Qershor 2021 | 11:42

Sot, në Vjenë do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Samitin e sotëm e organizoi kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sebastian Kurz ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë derisa të bëhen pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak.

Më tej, ai ka thënë se bashkë me vendet pjesëmarrëse të Samitit të sotëm, do të zotohen në luftimin e migrimit të jashtëligjshëm.

“Do doja t’i falënderoja vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqinë për mbrojtjen e kufijve, gjë të cilën po e mbështet edhe Austria me zyrtarë policorë. Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, e riafirmojmë luftën e përbashkët kundër migracionit ilegal. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos para verës”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor, gjatë javës së kaluar, ishin mbledhur në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Tiranës, pjesë e të cilit ishte edhe komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026