Albin Kurti: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me kushtin, që të mos-sulmojnë njëra-tjetrën dhe të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.
Sipas Kurtit, Serbia duhet të përgatisë terrenin për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën.
“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, shkruan Kurti.
Në shënimin e tij, z. Kurti i ka kërkuar sërish Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirisht në zonën “Schengen”.
“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”, shkruan ndër të tjera Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta