Albin Kurti shpalos dy arsye pse duhet integrimi i Ballkanit në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në panelin e “Forumit Strategjik të Bled” tha se anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është interes i dyanshëm.
Ai listoi dy arsye të forta, që sipas tij i japin rëndësinë e duhur integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do ketë përfitime. Së pari, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet. Në pikëpamjen e sigurisë do bëhet më i vogël dhe kjo do jetë me e mirë për të dyja palët. Një në tre qytetarë të këtij rajoni, nuk banon në Ballkan. Ata jetojnë në BE. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE, kombet tona do të jetojnë në të njëjtën hapësirë dhe kjo do ishte më e mirë për ekonominë”, tha Kurti.
Ai shtoi se Kosova është shtet pro perëndimor dhe aspiron të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO.
Mes tjerash, shefi i qeverisë së Kosovës tregoi se vendi i tij është gati të japë kontribut në çështjet humanitare, ndërsa veçoi rastin e afganëve.
“Kemi pritur 2 mijë afganë. Jemi shtet i varfër, po besojmë se kur vjen te çështjet humanitare, nuk duhet të pyesim pse, por duhet të themi si”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta