Albin Kurti: Sulmet në veri të Kosovës nuk do tolerohen, të nxitura nga Serbia
“Sulmet e tilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato, nuk do të tolerohen”. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në lidhje me ngjarjen në veri të Kosovës për reciprocitetin me targat.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se këto veprime po nxiten dhe mbështeten nga Serbia dhe regjimi autokrat atje.
“Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, nënvizon ai.
Kryeministri është shprehur se ngjarja në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ishte e qëllimshme.
“Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen”, shprehet ai.
Ai shton se Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë.
“U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, thotë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta