Albin Kurti: Targat s’janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër
Targat nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së sotme në Kuvend.
“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë dhe pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejtë se sot s’po ndodh diçka e jashtëligjshme, por po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian”, deklaroi Kurti.
“Andaj i lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të qytetarë të barabartë”, shtoi Kurti.
15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhet të përmbyllej marrëveshja e arritur Brukselit për targat.
Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
Ministria e Brendshme sot mori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha targave ilegale, sikurse edhe në pikat kufitare.
Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta