Albsig ofron zgjidhjen për të mbuluar dëmet e mëdha të biznesit tuaj

26 Shkurt 2022 | 15:39

Në dhjetorin e vitit të kaluar, një shpërthim ndodhi në Universitetin Epoka. Fatmirësisht pa viktima, por dëmet materiale, ishin të konsiderueshme, duke shkaktuar dhe kosto ekonomike të mëdha.

Por falë një kontrate sigurimi që ky institucion arsimor, kishte me Albsig, u bë e mundur rikthimi I godinës në gjendjen fillestare. Kompania siguruese nisi menjëherë procesin për evidentimin e dëmit.

Drejtori i departamentit ligjor, z. Niuton Mulleti, u bën thirrje bizneseve të tjera, të sigurojnë aktivitetet e tyre.

“Ne si institucion kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me kompaninë Albsig dhe ky bashkëpunim doli edhe më tej  në pah pas aksidentit që ndodhi në një nga mjediset e institucionit tonë, në një orë të vonë të mbrëmjes…Kjo kompani mbuloi shumicën dërrmuese të dëmeve materiale të shkaktuara nga aksidenti”, shprehet z. Mulleti.

Dritan Kastrati, Zv.President i ALBSIG, tregon më shumë mbi këtë ngjarje.

“Në Universitetin Epoka, kemi ndërhyrë në një kohë shumë të shkurtër me grupet tona të punës. duke rikthyer në kohë rekord në gjendjen e mëparshme godinën e dëmtuar, në mënyrë që universiteti të vazhdojnë aktivitetin e tij, pa shqetësuar nga një ngjarje me dëm material dhe ekonomik të konsiderueshëm”, tha z. Kastrati.

Albsig i vjen në ndihmë çdo klienti të tij të siguruar, në çdo rast, duke mbuluar të gjitha kostot e dëmit të shkaktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026