Zgjedhja e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, reagon Begaj: Shqipëria mbështet institucionet demokratike

11 Shkurt 2026 | 19:40

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Begaj ka uruar Haxhiun për postin e ri.

Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës. Presidenti shton se vendi ynë do të jetë në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik të Kosovës.

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit!

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik”, shkruan Begaj.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u drejtua këtë të mërkurë nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV). Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pas përfundimit të këtij procesi, deputetët e legjislaturës së dhjetë bënë betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre.

Në rend dite, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit u bë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare me 66 vota. Seanca vazhdoi më pas me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës emëroi edhe pesë nënkryetarët. Si rezultat i propozimeve nga grupet parlamentare: Hekuran Murati i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën, Blerta Deliu-Kodra nga PDK sugjeroi Vlora Çitakun, ndërsa Besian Mustafa i LDK propozoi Kujtim Shalën.

Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq mori propozimin për postin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë sugjeruan Emilia Rexhepin. Pas votimit, kandidatët u zgjedhën me 104 vota për, 3 kundër dhe 6 abstenim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026